Përmbyllet kampi rinor ndërkulturor i Policisë me mbështetjen e OSBE-së

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë ka përmbyllur me sukses kampin rinor ndërkulturor, i cili u mbajt nga 5 deri më 7 shtator 2025. Kampi kishte për qëllim promovimin e bashkëjetesës ndëretnike, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve, si dhe forcimin e rolit të tyre në sigurinë publike në nivel lokal.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga dy Komitete Lokale për Siguri Publike (KLSP), KLSP Muqivercë nga Kamenica dhe KLSP Avdullah Presheva nga Gjilani, si dhe 20 të rinj të përzgjedhur nga komunitete të ndryshme.

Pjesëmarrësit zhvilluan aktivitete edukative, argëtuese dhe diskutime ndërvepruese me njëri-tjetrin, përfaqësuesit e KLSP-ve dhe policët e lagjes, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe bashkëpunuese.

Policia e Kosovës theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në nismat për siguri publike, duke vlerësuar se ky rol është thelbësor për ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.


Go to TOP