Përfundon testi i maturës, disa maturantë shprehin pakënaqësi

Ka përfunduar Provimi i Maturës Shtetërore në 177 qendra të testimit për më shumë se 23 mijë maturantë në të gjithë vendin.

Në shkollën teknike “28 Nëntori” në kryeqytet i gjithë procesi shkoi mirë përveç disa ankesa të disa maturantëve, njofton Klankosova.tv.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit, Fakete Duraku, ka thënë se i gjithë procesi ka shkuar konform rregullave dhe ka përfunduar me kohë.

“Testimi ka shkuar shumë mirë dhe gjithçka ka qenë në rregull sipas udhëzuesit. Nxënësit kanë qenë të pajisur ashtu siç u është thënë edhe komisionarët dhe administruesit kanë ardhur në kohë dhe i gjithë procesi ka vijuar mirë”.

“Nuk është përjashtuar asnjë nxënës nga testimi pasi që nga fillimi janë marrë të gjitha masat për të shkuar mirë procesi. Vetëm një nxënës ka munguar për arsye që ne nuk i dimë. I kam pasur disa ankesa nga disa maturantë që nuk ishin të kënaqur me përpilimin e kërkesave brenda testit”, tha Duraku.

https://youtu.be/bg7PpC8Yjo4
Go to TOP