Përfundon intervistimi i Bislimit nga Prokuroria Speciale

Ka përfunduar intervistimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale, i cili është ftuar për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për fabrikën e mbetjet nën shtazore të ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë Faton Peci, raporton KosovaPress.

Intervistimi i tij nga Prokuroria Speciale ka zgjatur për rreth dy orë. Ai ishte ftuar në kuadër të hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore, të Ministrisë së Bujqësisë, e drejtuar nga ministri Faton Peci.

Bislimi nuk ka dhënë deklarata për media pas daljes nga Prokuroria.

KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Speciale për detajet e intervisitimit, por deri më tani nuk janë përgjigjur.


Go to TOP