Përfaqësuesja e Greqisë niset drejt Prishtinës, nesër përballja në Fadil Vokrri

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.

Ekspedita e grekëve tanimë janë nisur drejt Prishtinës dhe ka qenë faqja zyrtare e Federatës që ka njoftuar për një gjë të tillë.

Grekët do të mbajnë një stërvitje në stadiumin Fadil Vokrri para duelit të nesërm që zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Kjo do të jetë përballja e pestë mes Kosovës dhe Greqisë, ku bilanc më të mirë kanë helenët me një fitore e tri barazime.

Go to TOP