Për herë të parë një gjyqtar nga Kosova do të ndajë drejtësinë në një ndeshje kualifikuese
Gjyqtari prishtinas, Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Finlandës dhe San Marinos të hënën e 19 qershorit, e vlefshme për Grupin H në kualifikueset e Euro 2024.
Asistent të Nuzës në këtë takim do të jenë Fatlum Berishaj dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt është Visar Kastrati.
Njëri nga gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar ka njoftuar për këtë arritje të tij, duke thënë se është shumë i lumtur për besimin e dhënë nga UEFA.
Postimi pa ndërhyrje i Genc Nuzës
Të nderuar miq, kam kënaqësie të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit.
Krahas Kombëtares së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.
