Pengojnë policët gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen tre persona
Në Kllokot janë arrestuar tre të dyshuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
