Peja mposht ngushtë Prishtinën – ‘Shqiponjat’ festë në Karagaq

Peja ka fituar derbin e javës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e Pejës ka arritur të marrë fitore përballë rivales së vjetër, Prishtinës.

Pejanët arritën të fitonin me rezultat të ngushtë, me 2 pikë epërsi (79:77), duke bërë që festa të mbetet në Karagaq, për ‘Shqiponjat’.

Lojtari më efikas te skuadra e Pejës ishte R. Purvis, i cili kontribuoi me 20 pikë.

Te Prishtina, më i miri në parket ishte D. Thomas me 21 pikë dhe 11 kërcime.

Go to TOP