Peja fiton thellë ndaj Prishtinës, Vëllaznimi e mposht Borën

Skuadra e Pejës ka shënuar një fitore të thellë ndaj Prishtinës me rezultat 100:70 në Javën e njëzet e gjashtë të ProCredit Superligës. E edhe Vëllaznimi e ka mposhtur Borën.

Në palestrën ‘Karagaqi’, pavarësisht se Prishtina e ka nisur më mirë takimin dhe e ka mbyllur çerekun e parë në epërsi 29:20, Peja ka arritur ta përmbysë rezultatin dhe të dominojë plotësisht në pjesën e dytë.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazh minimal për Prishtinën (42:40), por pejanët e kanë marrë kontrollin në çerekun e tretë duke fituar atë periudhë me rezultat 27:19. Në dhjetë minutat e fundit, Peja e ka “shkatërruar” Prishtinën me një seri të jashtëzakonshme 33:9, duke vulosur një triumf të madh.

Benas Griciunas ka qenë lojtari më i spikatur i Pejës me tetëmbëdhjetë pikë, njëmbëdhjetë kërcime dhe tri asistime, ndërsa Dardan Berisha ka shtuar shtatëmbëdhjetë pikë dhe katër asistime. Për Prishtinën, Rashid Mahalbashiq ka kontribuar me dhjetë pikë dhe trembëdhjetë kërcime, ndërsa Ricky Tarrant ka shënuar trembëdhjetë pikë.

Ndërkohë, një ndeshje dramatike është zhvilluar në Gjakovë, ku Vëllaznimi e ka mposhtur Borën me rezultat 87:78.

Në një duel të baraspeshuar, vendasit kanë arritur ta dërgojnë ndeshjen në shtesë pas dy gjuajtjeve të lira të Jericole Hellems tre sekonda para fundit (76:76). Në vazhdime, Vëllaznimi është treguar superior, duke fituar 11:2 dhe duke siguruar triumfin.

Hellems ka qenë protagonisti kryesor i fitores me dyzet e dy pikë, ndërsa Don Polloshka kontribuoi me shtatëmbëdhjetë pikë dhe nëntë kërcime.

Për Borën, më i miri ka qenë Musab Mala me njëzet e një pikë.

Tabela kryesohet nga Bashkimi, ndërsa në vendin e fundit gjendet Proton Cable Prizreni.


Go to TOP