Peci: Opozita dhe Lista Serbe u bashkuan kundër Donika Gërvallës në Kuvend
Bashkëkryetari i Partisë “Guxo”, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u kundërshtua zgjedhja e Donika Gërvallës si kryetare e Kuvendit.
Ai tha se kjo ditë do t’i mbetet në kujtesë gjithë jetën, jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por edhe për skenën që pa me sytë e tij në sallë: votimin në kor të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe kundër emërimit të Gërvallës.
“Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës,” tha Peci.
Ai shtoi se ky votim është dëshmi se këto subjekte politike u bashkuan kundër formimit të qeverisë dhe kundër mbiemrit Gërvalla, të cilin e cilësoi “simbol i krenarisë dhe vulë e historisë”. /Kosova.info/
