Pas takimit me Costan, Osmani nesër pritet të takohet edhe me Presidenten e PE-së Roberta Metsola

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani nesër do të qëndrojë në Bruksel ku fillimisht do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Por, po të martën e 3 dhjetorit, e para e shtetit do të takohet edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sipas agjendës së publikuar, Presindetja Osmani do të takohet pasdite me Metsolan.

Fillimisht do të jetë arritja, më pas do të realizohet fotografia e përbashkët dhe në ora 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.

Në takim do të jetë edhe Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Go to TOP