Pas konsultimeve me Ramën e Kovaçevskin, Vuçiq vendos për samitin e Brukselit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi se nesër do të zhvillojë konsultime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me atë të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe me Qeverinë e Serbisë, për samitin e 23 qershorit në Bruksel.
“Më pas do të vendosim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të kemi”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka marrë ftesë për Samitin e 23 qershorit në Bruksel, a do të shkojë dhe cili do të jetë qëndrimi i Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
Ishte Vuçiq i cili ditë më parë paralajmëroi se Kosovës do t’i jepet drita jeshile për heqjen e vizave në takimin e 23 qershorit i cili në Bruksel bën bashkë liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor.
