Pas Burojës, Thaçi dërgohet te selia e EULEX
Ish-presidenti i Kosovës është sjellë te selia e EULEX në Prishtinë me masa të larta sigurie.
Përfundoi vizita e ish-presidentit Thaçi në familjen e tij në Burojë
Ka përfunduar vizita e ish-presidentit Thaçi në familjen e tij në Burojë.
Thaçi nga këtu do të vazhdojë në EULEX, ku pritet që të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme.
Gjatë vizitës treorëshe, Thaçit i është lejuar të takojë vetëm nënën dhe bashkëshorten.
Thaçi në shtëpinë e tij të lindjes
Pas vizitës te varri i babait, ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në shtëpinë e tij të lindjes në Fshatin Burojë, për të ndarë ngushëllimet me familjarët e tij.
Vizita për ngushëllime e Thaçit po realizohet me masa të rrepta mbrojtëse nga EULEX-i.
