Pas 9 ditësh zëvendësministri i MAPL-së largohet nga Leposaviqi, po qëndronte brenda në zyrë me Lulzim Hetemin
Arbër Vokrri, zëvendësministër në MAPL, sot është larguar nga Leposaviqi. Ai ka qëndruar për nëntë ditë brenda në komunë së bashku me kryetarin e kësaj komunë, Lulëzim Hetemi.
Vokrri ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook” duke treguar se tashmë është përshendetur me kryeartin.
Ai tha se po ndjen emocione të përziera, teksa lavdëroi Hetemin për punën e tij.
