Partizani në avantazh në pjesën e parë, vendos Bintsouka

Partizani 1-0 Astana

Partizani synon që të shkruajë historinë sonte në “Elbasan Arena”, ku po përballet me Astanën në orën 20.00, në kuadër të takimit të kthimit të Play off të Conference League. Ekipi  i drejtuar nga Zoran Zekic është mposhtur 1-0 në takimin e parë dhe sonte kërkon përmbysjen. Rezultati aktual është 1-0 për Partizanin, ku goli mban firmën e Bintsouka, i cili u kordinua mirë me kokë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Atanaskoski, Bilali, Maguete, Rrapaj, Murataj, Cara, Bintsouka.

Astana: Condric, Beysebekov, Marchkin, Amanovic, Vorogovskiy, Ourega, Loncar, Ebong, Hovhannisyan, Tomasov, Darboe.

Minutë pas minute:

45-Mbyllet fraksioni.

25- Gool. Zhbllokohet ndeshja. Partizani realizon me Bintsouka. Rihapen llogaritë e kualifikimit.

13- Astana i afrohet golit me Tomasov. Vetëm shtylla ndal mysafirët. Gabim në prapavijë nga të kuqtë.

11- Minuta të mira për Partizanin. Mbrojtja kazake e vendosur në pozicion. Bllokohet goditja e Rrapaj.

6- Goditja nga distanca e Atanaskoskit, portieri devijon sferën.

1- Nis ndeshja.

VIDEO

Go to TOP