Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
Një person është ndaluar pasi është kapur nga Policia e Kosovës dhe Dogana duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Policia ka gjetur në një automjet rreth 800 kilogramë dardha dhe mbi 2700 kilogramë speca pa dokumente përcjellëse.
Dogana dhe Policia Kosovës thanë se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.
“Me datë 25.10.2024 njësia e lartcekur ka vënë re një kombi/furgon duke lëvizur ilegalisht nga Serbia në Kosovë. I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse”,thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante për procedurat e mëtejme. /Kosova.info/