Paraburgim për të dyshuarin se ka kryer katër vepra penale

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special njofton se i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit L.D.

Në njoftim thuhet se Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas njoftimit i pandehuri L.D, ka kryer veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale” dhe “Huliganizmi” si dhe veprën penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar”. /Kosova.info/

Go to TOP