Paraburgim për një muaj për dy të dyshuar për marrje ryshfeti në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurve me inicialet A.B. dhe E.L. u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e paraparë sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe garantimin e sundimit të ligjit, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në të gjitha rastet penale, me theks të veçantë në ato që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin. /Kosova.info/


Go to TOP