Pagëzohet profesori Shaljani në Mitrovicë, një akt historik i besimit dhe përkushtimit kombëtar
Pagëzimi i Profesorit Shqiptar Shaljani në Kishën Shën Kryqi në Mitrovicë është një ngjarje madhështore dhe frymëzuese. Shaljani, i njohur për vizionin e tij të guximshëm për ndërtimin e një Katedraleje, ka treguar me këtë akt besimi përkushtimin e tij ndaj kombit dhe vlerave shpirtërore, ka njoftuar Lëvizja për Rikthim.
Ky moment historik shënon një pikë kthese në ruajtjen e traditave tona fetare dhe kombëtare, duke përforcuar lidhjen tonë me rrënjët evropiane dhe identitetin tonë shqiptar. Pagëzimi i tij është një dëshmi e fuqishme e besimit dhe përkushtimit që përfaqëson për të gjithë shqiptarët, duke na kujtuar rëndësinë e unitetit dhe ruajtjes së vlerave tona të përbashkëta.
Levizja për Kthim, e cila ka mbështetur këtë akt, e ka përshëndetur pagëzimin e Shaljanit si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të traditave dhe vlerave tona kombëtare. Ky akt ka marrë vëmendjen dhe admirimin e shumë njerëzve, duke shërbyer si një frymëzim për brezat e ardhshëm për të mbajtur gjallë traditat tona dhe për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për kombin tonë./ Kosova.info
