Pagesat në veri të vendit bëhen me dinarë por edhe me euro

Dinari po vazhdon të përdoret në veri të vendit. Madje as çmimet e shumicës së dyqaneve nuk janë të ekspozuara në euro.

Por, për dallim nga koha para hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së, tani mund të blihet edhe me euro dhe për kusur kthehet edhe euroja.

Në disa dyqane ushqimore çmimet janë të ekspozuara vetëm në dinarë. Por sapo afrohesh te arka, pagesa mund të bëhet me dinarë, por edhe me euro. Shitësit pyesin se me çfarë monedha dëshiron të paguash dhe cilat i do për kusur.

Edhe në një dyqan tjetër, në thellësi të qytetit në veri, kanë pranuar monedhën euro, por kusurin e kthejnë në dinarë.

Në barnatore çmimin e tregojnë me vlerën e dinarit, po ashtu edhe kusurin e kthejnë në monedhën serbe.

Qytetarët nuk kanë dashur të flasin fare për këtë temë. Vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës e ka ndaluar pagesën me dinarë, vendim ky i cili ka ngjallur reagime të shumta të bashkësisë ndërkombëtare.

Go to TOP