Osmani telefonon Gërvallën e Daçiqin: Kërkova lirimin e tre policëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se ka realizuar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, me të cilët ka diskutuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’i lirojë menjëherë policët e kidnapuar nga forcat serbe.

“Kam komunikuar me ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia t’u japë qasje të menjëhershme dhe t’i lirojë oficerët e ndaluar”, ka thënë ai.

Go to TOP