Osmani takon ambasadorin francez, temë edhe siguria në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, është diskutuar për sigurinë në vend dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.  

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, për bashkëpunimin bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Francës, si dhe prezencën e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, njofton presidenca. /Kosova.info/


Go to TOP