Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.

“Gjithnjë kënaqësi të takoj miken e madhe të Kosovës, Alicia Kearns, kësaj radhe në Forumin Ndërkombëtar për Sigurinë në Halifax”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’. /Kosova.info/


Go to TOP