Osmani takohet sot me Kryediplomaten e Finlandës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres sot në takim Kryediplomaten e Finlandës, njëkohësisht kryesuese e OSBE-së, Elina Valtonen.

Takimi do të mbahet në orën 09:20.

“Në orën 09:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuese e OSBE-së, Elina Valtonen”, thuhet në njoftim.


Go to TOP