Osmani pret Shefin e Zyrës së BE-së, kërkon heqjen e masave dhe avancimin e statusit të kandidatit për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.
Në fokus të takimit ishte çështja e konstitutivit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituivit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat. /Kosova.info/
