Osmani poston fotografi me shefin e NATO-s dhe kryeministrin holandez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Presidentja Osmani ka postuar një fotografi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

Osmani, ka theksuar mbështetjen e fortë të NATO-s dhe Holandës për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani është takuar edhe me emisarin e ri për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset

Gjithashtu, ajo ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq e Zhelko Komshoqi. Osmani ka takuar edhe homologen zvicerane Karin Keller-Sutter. /Kosova.info/


Go to TOP