Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Isuf Dedushajt
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella për familjen Dedushaj pas ndarjes nga jeta të Prof. dr. Isuf Dedushaj, një prej figurave më të shquara në fushën e epidemiologjisë dhe shkencës mjekësore në Kosovë.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Dr. Dedushajt në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit akademik në vend.
“Ai do të kujtohet gjithmonë për punën dhe përkushtimin e tij si mjek, epidemiolog dhe profesor, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm,” u shpreh ajo.
Osmani i shprehu solidaritetin e saj familjes Dedushaj në këto momente të dhimbshme, duke inkurajuar ata që të gjejnë forcë në përballimin e humbjes.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Isuf Dedushajn!” përfundoi Presidentja Osmani në mesazhin e saj ngushëllues. /Kosova.info/
