Osmani: Metsola një mbështetëse e fortë e Kosovës, në rrugën drejt BE-së

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Osmani tha se e ajo vazhdon të jetë e pakursyer në mbështetje të Kosovës.

Osmani, një postim në Facebook, tha se presidentja e PE-së, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, presidentja Osmani të dielen ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve. /Kosova.info/

Go to TOP