Osmani kryen mamografinë në QKUK bashkë me nënën dhe motrat, u bën thirrje grave që ta caktojnë terminin sa më parë

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot, së bashku me nënën dhe motrat e saj, kanë kryer mamografinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo ka apeluar të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer këtë kontroll të rëndësishëm shëndetësor që të caktojnë sa më parë një termin, duke theksuar se mamografia ofrohet pa pagesë.

“Sot, së bashku me nënën dhe motrat e mia, si dhe me stafin e QKUK-së, pas përfundimit të mamografisë! 💕 Tetori nuk duhet të jetë i vetmi muaj i vetëdijesimit 🎀 dhe koha e vetme për sensibilizim. Për të gjitha gratë që ende nuk kanë kryer mamografinë, caktojeni terminin tuaj sa më parë. Kontrolli është pa pagesë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, ka shkruar Osmani, duke ndarë një foto me stafin e QKUK-së dhe familjarët e saj.

Go to TOP