Osmani: Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së ShBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte një diskutim përmbajtjesor në World Affairs Council në Dallas mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së ShBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë ShBA-të në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garanci për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në ShBA, po ashtu. /Kosova.info/

Go to TOP