Osmani: I treguam botës rrëfimin e popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën, i cili është mbajtur në Zvicër.

Në një video përmbledhëse nga samiti, Osmani thotë se gjatë pjesëmarrjes ka treguar rrëfimin e popullit të Kosovës por edhe përkushtimin për paqe në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Në Samitin e Paqes për Ukrainën, për t’i treguar botës rrëfimin e popullit të Kosovës, por edhe përkushtimin e çdoditshëm të vendit tonë për paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë e kudo në botë”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Ndryshe, Samiti i 15-16 qershorit ishte kulmi i përpjekjeve të Zelenskyt në 19 muajt e fundit për t’i angazhuar liderët globalë që të ndihmojnë në dhënien fund të luftës më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Zvicra ishte pajtuar të jetë nikoqire e samtit me shpresën se do ta hapte rrugën për një proces për paqe në të ardhmen, në të cilin do të përfshihej edhe Rusia.

Go to TOP