Osmani i jep zemër Shqipërisë për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në kuadër të ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën, që mbahet sot nga ora 21:00.

Ndeshje kjo shumë me rëndësi për rrugëtimin e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian.

Ndërkaq, e para e vendit ka treguar përkrahjen e saj ndaj Shqipërisë përmes kësaj videoje të shpërndarë në Facebook-un e saj.

“Forca Shqipëri”, shkruan ndër të tjera presidentja.

Go to TOP