Osmani: Frymëzuese për të dëshmuar krenarinë dhe gatishmërinë e anëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Në një postim në llogarinë e saj në platformën X, e para e shtetit shprehet se është gjithmonë frymëzuese për të dëshmuar krenarinë dhe gatishmërinë e anëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës.

“Përkushtimi i tyre për ndërtimin e një Kosove më të sigurt për të gjithë qytetarët e saj, pasqyron vërtet forcën dhe shpirtin e këtij vendi të madh që të gjithë e quajmë atdhe”, shkroi mes tjerash Osmani, ku postoi edhe disa fotografi nga ceremonia në fjalë.

Go to TOP