Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me ShBA-të: Janë aleati ynë kryesor

Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me ShBA-të.

Ajo tha se i ka shprehur Allen falënderimin e Kosovës për mbështetjen e ShBA-së në çdo kohë.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj, Serbisë. Kjo jo vetëm që është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv për destabilizimin e rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtetet demokratike, në veçanti me ShBA-të… Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë që ata të mos arrijnë këtë sukses”, tha Osmani.

“Lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë shënoi momentin kulminant kur shtetet demokratike njëzëri dhe vendosmërisht u përkushtuan për t’iu kundërvënë propagandës ruse nëpërmjet mjete dezinformuese. Marrëveshja e sotme e nënshkruar mes republikës së Kosovës dhe ShBA-ve është në këtë funksion. Ajo nuk përbën vetëm tjetër marrëveshje, përkundrazi shënon një pikë kthese duke e fuqizuar dukshëm bashkëpunimin tonë… Kjo marrëveshje mirëkuptimi do të nxisë edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh të institucioneve publike në vend, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe palëve të interesuara.”

Në fund Osmani ka thënë se Kosova gëzon lirinë demokracinë “falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“ShBA janë aleati ynë kryesor”, tha ajo.

Në anën tjetër nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, tha se ky memorandum i marrëveshjes mes ShBA-së dhe Kosovës detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës.

“Ne e pranojmë se qeveritë autoritare manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë kaos,n darje për të ulur besimin në institucione, veçanërisht në institucione demokratike. Siguria dhe stabiliteti në Evropën Jugore dhe Qendrore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që kam theksuar në çdo pjesë të udhëtimit tim në rajon”, tha Allen.

“Korniza jonë e qeverisë amerikane fokusohet në luftën kundër  manipulimit të informacionit, dhe ky memorandum i marrëveshjes sot këtu midis ShBA-së dhe Kosovës përfshinë disa pika. Ai detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës”, shtoi tutje sekretarja amerikane e Shtetit. /Kosova.info/

Go to TOP