Osmani falënderon senatorin Menendez: Hodhi një dritë mbi zhvillimet në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, a ka falënderuar senatorin amerikan Bob Menendez për fjalimin e sotëm në Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u zhvillua seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion, raporton Klan Kosova.

Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se është mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila sipas saj, hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon.

“Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”.

Go to TOP