Osmani falënderon Çekinë për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar shtetin e Çekisë për kontributin e dhënë brenda gjashtë muajve të fundit për Kosovën në Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se urim i saj vjen pasi Republika e Çekisë e përfundon tani mandatin në presidencën evropiane.
“Dua të falënderoj kryeministrin Petr Fjala për lidershipin e shquar të Çekisë dhe për ndihmën që i kanë bërë Kosovës për të ecur para në rrugën e saj evropiane”.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.
Prev Post
Kërcënohet me vdekje këngëtarja e njohur
