Osmani e lumtur me fitoren: Me Kosovën përgjithmonë!
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas humbjes ndaj Zvicrës, “Dardanët” u rikthyen fuqishëm duke dhuruar një paraqitje spektakolare nga minuta e parë deri në fund.
E para e vendit përmes një postim në Facebook, është shprehur tejet e lumtur me fitoren e Dardanëve.
“FITOREEEEEE!
Me Kosovën përgjithmonë!”, ka shkruar Osmani. /Kosova.info/
