Osmani e ftuar nga Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e sportit si një fuqi transformuese pas pjesëmarrjes në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të organizuar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron.

“Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/


Go to TOP