Osmani: Dardanët treguan zemër e karakter ndaj Suedisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës pas ndeshjes kundër Suedisë duke vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Dardanëve.
“Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon! Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike sonte ndaj Suedisë duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur,” ka shkruar Osmani.
Presidentja theksoi se Kombëtarja është shembull i përkushtimit dhe unitetit duke përfaqësuar me dinjitet ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Kosova.info/
