Osimhen nuk rinovon, De Laurentiis i detyruar të dëgjojë ofertat e Chelsea-t dhe PSG-së

Roberto Calenda, përfaqësuesi ligjor i sulmuesit Nigerian, Osimhen, i kërkuar një takim presidentit të Napolit, De Laurentiis, për të caktuar një çmimin për fenomenin e Serisë A.

Gjithçka lidhet me ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit nga klube të mëdha si Chelsea apo PSG.

Sipas “Il Mattino”, nuk ka asnjë qëllim nga ana e Victor Osimhen për të nënshkruar një rinovim të kontratës që skadon pas dy vitesh.

Për numrin 1 të Napolit është e vështirë t’i thuhet “jo” një oferte të majme, sepse, nëse Osimhen nuk rinovon (siç edhe ka deklaruar), pas një vitit çmimi i tij do të bjerë ndjeshëm.

Victor Osimhen e mbylli sezonin si kampion i Serisë A me Napolin, si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit italian me 26 finalizime.

Go to TOP