OShP-ja: Anulohet përfundimisht tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit.

Kjo është bërë e ditur në vendimin që është marrë ditën e sotme, e të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale.

Në vendimin e siguruar nga Nacionale, thuhet se ankesa e njërit prej operatorëve ekonomikë kishte qenë e bazuar, dhe rekomandohet komuna e Gjilanit që tenderi të shpallet përsëri.

“Aprovohet si pjesërisht e bazuar ankesa e OE N.N.P “Euro Construction” e datës 18.06.2024 me numër protokolli lidhur me aktivitetin “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit. Anulohet aktiviteti i prokurirmit Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në vendim.

“Në afat prej 10 ditësh AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën, OSHP mund të marrë masa ndaj AK-së”, thuhet në vendim.

Pezullimi i tenderit 2 muaj më parë kishte ndodhur për shkak të dyshimeve për manipulime, dhe faktit se tenderi ishte dhënë për kompaninë që kishte bërë ofertë 2 milionë euro më të shtrenjtë.

Çfarë ndodhi?

Komuna e Gjilanit kishte nënshkruar kontratë me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh për renovimin e stadiumit të Gjilanit. Kjo kontratë u është dhënë disa operatorëve ekonomik që kanë oferuar me çmimin më të lartë. Pronarët e kompanive fituese për renovimin e stadiumit janë pronarë edhe të klubit “SC Gjilani”, ku klubi luan ndeshjet.

Pas pezullimit të aktivitetit të tenderit gjatë muajit mars, Komuna e Gjilanit tashmë ka arritur marrëveshje për tenderin me titull: “Renovimi i Stadiumi të Qytetit të Gjilanit”.

Vlera e kontratës me të cilën janë shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik është gati 15 milionë euro.

Ky grup ka fituar tenderin me çmimin më të lartë të ofertës edhe pse Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni, ka thënë se ky grup ka ofertuar me çmimin më të lirë.

“Kemi kënaqesinë të ju njoftojmë se ju keni dorëzuar [tenderin me çmimin më te ulët] si përgiigje ndaj [njoftimit të kontratës] për aktivitetin e prokurimit të lartëcekur. Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e ofertuar dhe sipas kushteve të saktësuara në tenderin tuaj dhe në pajtim me afatet dhe kushtet të cilat kanë qenë të specifikuara në Njoftimin për Kontratë dhe në dokumentet të cilat e përbëjnë dosjen e tenderit. Çmimi i cili është ofertuar 14,997.804.00 euro”, thuhet në letrën standarde për tenderuesin e sukseshëm,

Komuna e Gjilanit kishte pezulluar përsëri tenderin me vlerë prej 14 milionë e 997 mijë eurosh për renovimin e stadiumit të Gjilanit. Ky tender është pezulluar pas ankesës të një grupi të operatorëve ekonomikë të cilët ofertuan me çmimin më të lirë. Kjo është hera e dytë që tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit pezullohet. Ndërkohë, Nacionale ka raportuar për këtë tënder.

Komuna e Gjilanit ka pezulluar tenderin për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit të Gjlanit” i cili u dha ditë më parë me vlerë prej gati 15 milionë eurove.

Tenderi është pezulluar pas ankesë së grupit të operatorëve ekonomikë: EURO CONSTRUCTION, Beni Construciton, 2T shpk, 2A Group dhe DOMID shpk.

Ky grup i operatorëve ekomomikë, kishte oferuar me çmimin prej 13 milionë e 274 mijë eurove, mirëpo, komuna e Gjilanit kishte shpërblyer me tender grupin e operatorëve ekonomikë me çmim më të lartë, pra 14 milionë e 997 mijë eurove.

Vendimi për pezullimin e tenderit është marrë të enjtën më 6 qershor nga zyrtari përgjegjësi i Prokurimit në këtë komunë.

Nacionale ka raportuar për këtë tender dhe lidhjet e kompanive fitues me zyrtarë të komunës së Gjilanit.

Sipas raportimit, ditë më parë, Komuna e Gjilanit shpërbleu me tender kompanitë fitues që ofertuanm me çmimi më të lartë prej gati 2 milionë euro më shumë.

Operatorët ekonomikë që e fitua këtë kontratë janë: Demiri Gartenbau GmBH; AVAG GROUP SH.P.K: El-Bau SH.P.K: Bujar Shabani B.I; KOSOVA ASFALT SH.P.K dhe K.N.T.SH Teuta-M SH.P.K

Nacionale raportoi se dy kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e operatorëve ekonomikë për renovimin e stadiumit, janë pronar të klubit të futbollit nga ky qytet “SC Gjilani”.

Pronari i kompanisë El-Bau, Fatlum Pireva dhe pranari i kompanisë “Demiri GartenBau GmbH” Qëndrim Demiri janë aksionarë në klubin e futbollit “KF Gjilani”.

Gjithashtu, sipas burimeve të Nacionales, pronarët e këtyre dy kompanive janë persona të afërt me drejtoreshën e Arsimit të Komunës së Gjilanit, Albana Demiri.

Bile Fatlum Prieva e kishte uruar publikisht Albana Demirin për postin e drejtoreshës së Arsimit.

Sipas një postimi, të dy këto kompani, në vitin 2023 kishin bërë një donacion për Drejtorinë e Arsimit.

Në një postim në Facebook, Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan kishte falënderuar El-Bau & Demiri Gartenbau GmbH për dhurimin si donacion të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët e klasës së parë të kësaj komune.

Po ashtu, kompania tjetër pjesë e fituesve të tenderit, është kompania “Bageri” si dhe kompania tjetër e po kësaj firme “Kosova Asfalt”, të cilët ishin përmendur për dallaver në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kujtojmë se vlera e tenderit për renovimin e stadumit të këtij qyteti ishte paraparë 15 milionë euro.

Ndryshe, renovimi i stadiumit të qytetit ishte pezulluar edhe në muajin mars të këtij viti.

Ndërkohë, dy klubet e suksesshme kosovare të këtij qyteti, Drita e Gjilani që disa vite tashmë kanë mbetur “pa shtëpi”, shkaku që stadiumi i Qytetit ishte paraparë të niste të ndërtohej qysh në vitin 2017.

Go to TOP