Organizohet turneu i parë i seniorëve në pingpong për ditën e boshnjakëve

Me 3 tetor nga ora 10:00 në palestrën “Prizren Arena” në Prizren (https://g.page/prizren-arena?share) FPPK në bashkëpunim me Kpp “Sharri” kanë paraparë të organizojnë për herë të parë në pingpong turneun e seniorëve ‘Dita e Boshnjakëve’.

Pas parasysh kufizimet për shkak të pandemisë ky turne do të organizohet me sistem të mbyllur, duke lejuar pjesëmarrjen e vetëm 32 femrave dhe 64 meshkujve.

Klubet duhet të paraqesin lojtarët e interesuar deri më 30 shtator në ora 16:00, vetëm në e-mailin: [email protected],

Shorti do të hidhet me datën 30 shtator nga ora 20:00 përmes platformës zoom, dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve, në short do të futen vetëm pingpongistët e paraqitur që janë të radhitur më lart në ranglistën e seniorëve derisa të plotësohet numri i paraparë për të dy gjinitë. /Kosova.info/

Go to TOP