Organizohet Kupa e Republikës së Kosovës në pingpong
Këtë vikend me 14 dhe 15 maj në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj është paraparë të organizohet Kupa e Republikës së Kosovës (ekipore) për Junior (U17) dhe Senior.
Garat do të zhvillohen në sistem eliminimi me 3 të fituara.
Të shtunën nga ora 10:00 do të zhvillohen ndeshjet në kategorinë e juniorëve (U17) kurse të dielën ndeshjet në kategorinë e seniorëve.
Afati për paraqitje të ekipeve është deri të mërkurën (11.05.22) në ora 16:00.
Shorti do të hidhet të enjten nga ora 20:00 online dhe do të mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit. /Kosova.info/
