Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për U9 dhe U13 për 2024

Me 17 Mars me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Gjon Sereçi” në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9 dhe U13.https://maps.app.goo.gl/HgjhrzZWKuAqTWCT9

Pas parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet për:

·    individuale (U9)

·    individuale (U13)

·    çifte meshkuj (U13)

·    çifte femra (U13)

·    çifte të përziera (U13)

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 13 mars në ora 16:00.

Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U9 dhe U13 kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës deri 9 dhe 13 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2015 dhe 2011.

Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur

Shorti do te hidhet të enjten me 14 mars në zyrën e FPPK nga ora 16:00 dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve. /Kosova.info/

Go to TOP