Organizohet kampionati individual i Kosovës për senior në pingpong për 2023

Me 25-26 mars me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për Seniore/ë.

Kampionati individual për senior është aktivitet që organizohet në të gjithë Evropën në ditët e njëjta andaj edhe pjesëmarrja në të është e kufizuar vetëm për shtetasit e federatës përkatëse, respektivisht vetëm shtetasit e Kosovës.

Garat janë paraparë të organizohen në këto kategori:

·         Individuale Meshkuj

·         Individuale Femra

·         Çifte Meshkuj

·         Çifte Femra

·         Çifte miks

Garat, varësisht prej numrit të të paraqiturve, pritet të organizohen në dy ditë, të shtunën faza e grupeve për garat individuale dhe garat e çifteve, e të dielën faza eliminatore e garave individuale.

Për vendet e para në kategorinë individuale janë të parapara shpërblimet sipas buxhetit të aprovuar në Kuvendin e FPPK-së për 2023.

Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 22 mars deri në ora 16:00. Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin e seniorëve kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës mbi 14 vjeçare (të lindur para 31 dhjetorit 2009), respektivisht siç parashihet në nenin 6 pika 3 e rregullores për sistemin e garave. Paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit dhe në formën e bashkangjitur

Shorti do te hidhet të enjten me 23 mars nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.

Ju faleminderit për mirëkuptim /Kosova.info/

Go to TOP