Orav u takua të martën me Rutten: Dialogu është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka njoftuar se është takuar të martën në Kosovë me shefin e NATO-s, Mark Rutted he zëvendësen e tij, Radmilla Shekerinska.
Në këtë takim, Orav theksoi se ikonfirmoi mbështetjen e BE-së për misionin e NATO-s në në Kosovë, KFOR-in.
“Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, shkroi ai në një njoftim në X.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë pati takime të ndara edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ato u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.
Mes tjerash, në Prishtinë ai siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe presidenti Donald Trump, mbeten të përkushtuara në KFOR dhe në NATO. /Kosova.info/
Met with @SecGenNATO and @DepSecGenNATO yesterday during their visit to #Kosovo & reaffirmed the EU’s support for @NATO_KFOR.
— Aivo Orav (@AivoOrav) March 12, 2025
In the face of geopolitical challenges, staying on the EU path is crucial.
The EU-facilitated Dialogue remains the only path to lasting stability.
