Orari i ndeshjeve çerekfinale të Euro2020

Janë përcaktuar edhe zyrtarisht ndeshjet çerekfinale të kampionatit evropian, Euro2020.

Pas fitores së sotme të Ukrainës në vazhdime ndaj Suedisë, janë kompletuar katër ndeshjet që do të luhen në çerekfinale.

Belgjika dhe Italia takohen me 2 korrik në Munich në orën 21:00, kurse Spanja do të ballafaqohet me Zvicrën në të njëjtën ditë, por nga ora 18:00.

Ukraina do të luajë ndaj Anglisë me 3 korrik në orën 21:00 në Romë – kurse në Baku në të njëjtën ditë nga ora 18:00 luhet ndeshja Çeki – Danimarkë.

Go to TOP