Operacion anti-kanabis në Krujë: Arrestohet një kryeplak, shpallet në kërkim vëllai i ‘Babagjyshit’

Policia e Durrësit dhe Komisariati i Krujë, në bashkëpunim me SHÇBA-në, zhvilluan një operacion në fjashin Nojë të Krujës, duke shtënë në dorë 145 kg kanabis dhe një sasi armësh. Ato arrestuan kryeplakun e fshatit Nojë dhe një banor të këtij fshati.

Policia, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, zhvilloi operacionine koduar “Noja”, në kuadrin e të cilit arrestuan Haxhi  Murati, 66 vjeç, kryeplak të fshatit Nojë të Krujës për “shpërdorim detyre” dhe “prodhimi dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu, shpallin në kërkim një person tjetër, Bujar Sefa (Xaka), 34 vjeç, banor i Nojës, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. Bujar Sefa (Xaka) është vëllai i Hajdar Xakës, një nga të arrestuarit e bandës së “Babagjyshave”.

Policia, gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjeti 145 kg kanabis gati për shitje si dhe municion luftarak.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Go to TOP