Osmani uron mbretin Charles III për ngjitjen në fron
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar përzemërsisht mbretin Charles III për ngjitjen në fron në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani ka kujtuar vizitën e fundit të Charles në Kosovë si princ më 2016, duke thënë se ka besim që lidhjet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij.
“Urime të përzemërta mbretit Charles III për ngjitjen në fron”.
“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Heartfelt congratulations to King Charles III on ascending to the throne.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 10, 2022
We are grateful for His Majesty's commitment to the Kosovo-United Kingdom alliance, as affirmed during his visit in 2016. We are confident that our ties will continue to strengthen under his reign. 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/x0nWpjC9i2
