Olsa Muhameti publikon fotografi nga studioja e “Big Brother VIP Kosova”, ja si duket

Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive këtë vit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Producentja ndodhet në Kosovë, derisa sot publikoi një fotografi nga studioja e këtij spektakli.

“Ja ndiej Vibe-in edhe me drita fikur”, shkroi Muhameti, derisa pozonte për foto në studion gjigante të formatit.

Përgatitjet për edicionin e tretë të BBVK-s, siç duket janë afër, duke qenë se pak më herët u raportua se spektakli do të nisë së shpejti.

Gjithashtu u raportua se këtë vit do të futen në shtëpi emra shumë të njohur.

Olsa Muhameti do të jetë producentja ekzekutive e këtij edicioni, siç edhe u konfirmua javë më parë.

Muhameti ka qenë autore e emisionit “Përputhen” në Top Channel, një emision që grumbulloi një audiencë të madhe.

Ajo ka qenë e angazhuar në projekte të shumta televizive.

Go to TOP