‘Ollie Watkins meriton më shumë minuta në EURO 2024’

Ish-sulmuesi i Anglisë, Jermain Defoe, mendon se Ollie Watkins meriton më shumë minuta në EURO 2024.

Sulmuesi i Aston Villa ka pasur shumë pak minuta tek ‘Tre Luanët’ në Evropianin që po mbahet në Gjermani.

 “Kur Ollie Watkins hyri në lojë (kundër Danimarkës), ai dukej shumë i mprehtë”, tha Defoe për agjencinë e lajmeve ‘PA’.

“Ai është shumë dinamik. Ai vrapon shumë pas topit”, ka thënë Defoe.

“Do të doja ta shihja atë të përfshirë pak më shumë në skuadër. Harry Kane është lojtar i klasit botëror, megjithatë, mendoj se edhe Ollie meriton një shans në EURO 2024”, ka pohuar ish-futbollist i Kombëtares së Anglisë.

Anglia do të përballet me Sllovakinë në fazën e 1/8 së finales në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

Go to TOP